Haziri pret në takim komandantin e KFOR-it turk, Sinan Barim

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 13:01 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim komandantin e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it, Cen Sinan Barim.

“Kryetari Haziri dhe koloneli Barim kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri tani, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e komunës.

“Koloneli Barim, pasi ka përmendur Gjilanin si shembull të bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve, ka njoftuar se së shpejti do ta sjell një donacion me disa kompjuterë për shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, të cilat do t’i shërbejnë nxënësve për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor”.

Haziri e falënderuar kolonelin Barim për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme në aspektin e sigurisë dhe ka theksuar faktin se ndihet i lumtur që në Gjilan diversiteti kulturor, fetar dhe etnik konsiderohet si vlerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme