Haziri thotë se dokumenti i marrëveshjes s’është gati: Për ministritë vendosin liderët

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 15:36 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë përmbyllur marrëveshjen sa i përket programit qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Haziri pas takimit të grupeve punues të këtyre dy partive, shtoi se dokumenti i marrëveshjes finale ende nuk është gati, për tu nënshkruar nga liderët.

Edhe për ministritë, thotë ai vendosin liderët, duke shtuar se sa i përket përfshirjes së minoriteteve në Qeveri do të respektohen ligjet dhe Kushtetuta.

“Kemi arritur të përmbyllim marrëveshjen sektoriale dhe të programit qeverisës. Është e shëndetshme që të arrihen të gjitha marrëveshjet e politikave zhvillimore”.

“Ndarja e përgjegjësive dhe struktura e Qeverisë janë çështje që do të bisedohen në takimin e liderëve. Për LDK-në pjesa kryesore janë politikat sektoriale programet qeverisëse, çështje që janë kritike pjesa e dytë e punës besoj do të mbyllet pa asnjë problem”.

“Sa i përket minoriteteve do t’i respektojmë të drejtat kushtetuese do të diskutohet me të gjitha minoritetet do të përfshihen të gjitha grupet politike, këto takime do t’i mbaj mandatarit Kurti”.

“Lista Serbe do të jetë njëra prej partive që di e përfaqëson komunitetin serb, do të ketë ministër serb në Qeveri”.

“Asnjë punë nuk lihet për më vonë, është çështje që është tejkaluar. Çështja që na bashkon është ndryshimi, çështjes në Kosovë, nuk ka çështje që e parandalon”.

“…çështja e kryeministrit e presidentit dhe kryeparlametarit do të tejkalohen shumë shpejt.  Sa po të jetë gati dokumenti, do të nënshkruhet marrëveshja”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme