Reali i Madridit triumfoi ndaj Liverpoolit dhe ngriti Championsin e 13 në histori, e të tretin radhazi, ndërsa njëkohësisht ka kompletuar edhe një dominim spanjoll në 5 vitet e fundit, në futbollin e klubeve.
Kështu, që nga viti 2014 e deri tani janë diskutuar 19 trofe, përfshirë Champions League, Europa League, Superkupën Europiane dhe Botërorin për klube.
Dominimi i klubeve spanjolle në këto kompeticione është thuajse absolut, pasi kanë çuar në shtetin iberik plot 18 prej trofeve, duke lënë duarthatë të gjithë klubet e tjera europiane.
I vetmi trofe që spanjollët nuk e kanë fituar dot, ka qenë Europa League e sezonit të kaluar, që u fitua nga Manchester United, me në krye Jose Mourinhon.
Reali i Madridit është skuadra lider me më shumë trofe, plot 10 të tillë deri tani, që mund të bëhen edhe 12, ndërsa Barcelona e Sevilla regjistrojnë nga 3 suksese.
Natyrisht që dominimi pritet të rritet akoma më shumë, pasi në Botërorin e klubeve Reali është dukshëm favorit për të fituar. Në rast të tillë, në Spanjë do të shkonin 19 nga 20 trofetë prestigjozë për klube, duke bërë që dominimi të jetë në masën 95 %.
1. Liga e Kampionëve 2014 – Real Madrid
2. Liga e Europës 2014 – Sevilla
3. Superkupa e Europës 2014 – Real Madrid
4. Botërori për klube 2014 – Real Madrid
5. Liga e Kampionëve 2015 – Barcelona
6. Liga e Europës 2015 – Sevilla
7. Superkupa e Europës 2015 – Barcelona
8. Botërori për klube 2015 – Barcelona
9. Liga e Kampionëve 2016 – Real Madrid
10. Liga e Europës 2016 – Sevilla
11. Superkupa e Europës 2016 – Real Madrid
12. Botërori për klube 2016 – Real Madrid
13. Liga e Kampionëve 2017 – Real Madrid
14. Liga e Europës 2017 – Manchester United
15. Superkupa e Europës 2017 – Real Madrid
16. Botërori për klube 2017 – Real Madrid
17. Liga e Kampionëve 2018 – Real Madrid
18. Liga e Europës 2018 – Atletico Madrid
19. Superkupa e Europës 2018 – Real ose Atletico Madrid
20. Botërori për klube 2018 – Luhet në Dhjetor