Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se do t’i ofrohet çdo herë mbështetje Kosovës, duke përmendur që shteti gjerman ishte ndër të parët që njohur pavarësinë e Kosovës.
Këto deklarata, ministri Maas i dha në adresimin për media pas takimit që pati me ministrin Pacolli në Berlin, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj ai theksoi se mbetet ende për të punuar sa i përket luftës së korrupsionit që qytetarët e Kosovës t’i afrohen sa më shumë Bashkimit Europian.
”Ne kemi shoqëruar vendin tuaj që në fillim me mbështetjen tonë. Gjermania qysh në fillim është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.
”Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar në Kosovë. Mbetet shumë për të bërë sa i përket krimit ligjor, luftës së korrupsionit, kur bëhet fjalë për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Europian”.
”Në këtë kontekst edhe marrëdhëniet me Serbinë janë pikë e rëndësishme të konsideratave tona, ka pasur disa hapa prapa në këtë drejtim kohëve të fundit”.
”Nuk kishim dashur që Serbia të kishte votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Ne e kemi mbështetur anëtarësimin e Kosovës, por edhe nëse vërtetë bëhet rikandidon ne prapë do ta mbështesim Kosovën për tu anëtarësuar në Interpol”.
”Kemi diskutuar gjithashtu se këtu në Gjermani ka disa rezerva sa i përket vendosjes së takses mbi importet e mallrave nga Serbia dhe që besoi që të gjitha përpjekjet do të çojnë në rezultate pozitive”.
”Shpresojmë që në këtë kontekst të vijohet një dialog që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve që është një kriter për të dyja vendeve në anëtarësinë e Bashkimit Europian”.
”Ne mbështesim përspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Kush i kthen shpinën Ballkanit Perëndimor, i kthen shpinën Europës. E rëndësishme është që të vijohet në implementimin e kësaj marrëveshje”.