Shtatë nxënës të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fadil Hisari”, në Prizren janë helmuar pasi konsumuar ushqim në një nga furrat e këtij qyteti. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se nga mostra që është marrë në një picë që kanë ngrënë nxënësit ka rezultuar se ata janë helmuar.
Nga helmimi në Repartin Infektiv kanë kërkuar ndihmë mjekësore shtatë nxënës.
Diagnoza përfundimtare e pacientëve të rastit është “Obs Intoxikacion”.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale Prizren ka mare njoftim nga Policia e Kosovës për dyshime se disa persona janë helmuar me ushqim ne SHFMU “Fadil Hisari” ne Prizren. Inspektorët menjëherë rreth orës 10:40 kanë dalur ne raste. Sipas deklaratës se drejtorit te shkollës, ndihme mjekësorë kane kërkuar 7 nxënës te moshës 13 vjeçare. Ne shkolle është marre një mostër e picës e cila ishte duke u konsumuar nga ana e njërit nxënës. Është bere anketimi i nxënësve ne repartin Infektiv te Spitalit te Prizrenit. Ku janë anketuar 4 nxënës pasi qe tre prej tyre nuk janë shtrire ne repart. Sipas raportit të spitalit, Diagnoza përfundimtare e pacientëve të rastit është Obs Intoxikacion”, kanë deklaruar nga AUV.
Si pasojë e këtij helmimi, inspektorët sanitar kanë vendosur që furra të mbyllet deri në kryerjen e hulumtimeve.
“Pastaj është bere inspektimi i furrës se bukës ku janë marre edhe tre mostra ( 1 mostër cope pice e përgatitur dhe 2 sallame të prodhuesit Koral me të cilët është furnizuar furra). Janë kontrolluar hapësira dhe mjetet e punës. Pas vlerësimit të trupës inspektuese furra është mbyllur menjëherë për kryerjen e hulumtimeve. Furra qëndron e mbyllur deri në një vendim tjetër nga inspektorati”, thuhet më tutje në përgjigjen e tyre.
Për këtë rast detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, shkruan gazeta Express.
“Prizren, 16.12.2021 – 09:30. Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.