Hematologu i njohur italian ndihmon fëmijët kosovarë që vuajnë nga kanceri

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 11:18 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Doktori Lawren Faulkner së bashku me ekipin e tij qëndroi në Klinikën Hemato-Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Hematologu i fëmijëve, Lawren tha se qëllimi i tyre është që ky repart të rritet dhe mjekët të jenë të gatshëm të ofrojnë shërbimet mjekësore, pa pasur nevojë që fëmijët të trajtohen jashtë vendit.

“10 vjet që e vizitoj Kosovës. Qëllimi të ndihmojmë të rritet ky repart dhe mjekët të jenë të gatshëm të ofrojnë shërbimet mjekësore. Jam shumë i lumtur me pa progresin në këtë repart. Po shohim potencialet e mjekëve janë në gjendje me arrit atë se çfarë duan. Jemi në gjendje të ofrojmë shërimin e plotë te fëmijëve pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit dhe idealisht me mundësua transplantin e midolës që është një procedurë tepër delikate por që nuk ka asnjë arsye mos të bëhet këtu”, tha ai.

Violeta Grajqevci-Uka, shefe e repartit në Hemato- Onkologji, tha se bashkëpunimin me dr. Lawren e kanë filluar 12 vjet më parë, të cilin edhe e falënderoi për ndihmën e madhe dhënë shëndetësisë kosovare.

 “Kemi përpiluar se bashku një protokoll për trajtimin e rasteve të para sidomos të leukemive, sepse janë prej sëmundjeve që duan më shumti përkushtim dhe terapia është mjaft agresive.  Brenda vitit kemi 50 deri në 55 raste me kancer, nuk janë vetëm leukemitë, por edhe tumore të tjera të cilat trajtohen këtu në përjashtim te disa rasteve, ato qe janë për trasnplant te palcës kockore qe nuk realizohen ne Kosovë”, theksoi ajo.

Grajqevci – Uka, tha se qëllimi i kësaj vizite është qe në të ardhmen të bëhet transplanti i palcës kockore dhe vendosja e kateterit qendror.

“Doktori ka ardh këtu me qëllimin qe bashkëpunimi të vazhdojë më tutje, qëllimi i transplantim kockor te realizohet në Kosovë si dhe vendosja e kateterit qendror ku komplet terapia të merret përmes kësaj edhe pse komplikimet janë shumë të mëdha”, tha shefja e repartit.

Ndërsa Federica Ciardelli, drejtoreshe e organizatës “Nicola Ciardelli”, gjithashtu theksoi se qëllimi i tyre është të bëhet trajtimi i fëmijëve në Kosovë pa pasur nevojë të dalin për shërim jashtë vendit.

“Motivi jonë i hapjes në Kosovë për të vazhdua ndihmën tonë që krejt fëmijët me pas shërim në Kosovë, pa pas nevojë me dal jashtë. Krejt fëmijët e meritojnë të shërohen. Organizata jonë dhe “Cure to Children” ndihmuan Kosovën . Përveç qëllimeve me çka kanë iniciuar rikrijimi i një reparti për fëmijët ndihmojnë me asistence sociale fëmijët dhe familjen. Ëndrra të udhëheqim të ofrojmë kurat më të mira”, tha Ciardelli.

Të ngjashme