Hendbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Pashke Marku do të mbetet pjesë e skuadrës HSC Kreuzlingen që bën gara në Superligën e Zvicrës.
Marku e ka vazhduar kontratën edhe për dy vite me Kreuzlingenin përkundër ofertave që ka pasur nga Gjermania, ka njoftuar të martën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).
HSC Kreuzlingeni ka befasuar me rezultate të mira në edicionin aktual të Superligës zvicerane ku prej më të dalluarave për këtë sukses është hendbollistja kosovare.
“Ne jemi të lumtur që Pashkja ka vazhduar kontratën me ne dhe kështu është treguar lojale”, kanë thënë zyrtar të klubit.
Kreuzlingeni, ku ndihmëstrajner është kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj, do të luajë në plejofin e kampionatit të Zvicrës për herë të parë.