Heqja e Kosovës nga Kushtetuta serbe, priten goditje tjera nga Serbia

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 13:03 | Nga

Serbia e ka kusht të patjetërsueshëm heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e saj, nëse do që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Këtë gjë, Serbia pritet ta bëjë nga marsi i vitit 2018 kur edhe do të prezantojë raportin lidhur me Kosovën para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë shteti serb ka muaj që ka nisur dialogun e brendshëm për të diskutuar këtë çështje dhe pritet që ata ta pranojnë shtetësinë e Kosovës duke e larguar nga Kushtetuta, por duke prezantuar kushte.

Njohësi i çështjeve juridike, Azem Vllasi ka thënë për “Indeksonline” se në mënyrë që të largohet Kosova nga Kushtetua serbe, presidenti Aleksandar Vuçiq do e paraqesë një Rezolutë në Kuvendin serb, në bazë të të cilit përfshihen kompetenca të këtij shteti mbi serbët dhe komunat serbe në Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme