Hermoso zyrtarizohet tek Atletico

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit spanjoll Mario Hermoso nga Espanyoli.

24-vjeçari ka firmosur me Atleticon për pesë vite, ndërsa skuadrës madrilene i ka kushtuar transferimi i tij 29 milionë euro.

Hermoso ka nisur karrierën te të rinjtë e Real Madridit, por bëri lëvizjen tek Espanyoli në vitin 2017, duke luajtur 59 ndeshje në të gjitha garat. Mësohet se Atletico ka paguar më pak se 40 milionë euro sa ishte vlera e klauzolës në kontratën e tij me Espanyolin për lirim 24-vjeçari ka firmosur me Atleticon për pesë vite, ndërsa skuadrës madrilene i ka kushtuar transferimi i tij 29 milionë euro.

Zyrtarët e Espanyolit pranuan ta shesin, pasi Hermoso kishte vetëm edhe një vit kontratë.

Me Hermoson është rritur shuma e shpenzimeve të Atleticos për lojtarë të rinj në afro 245 milionë euro.

Skuadra madrilene pagoi shifër rekorde për klub – 126 milionë euro – për të blerë sulmuesin 19-vjeçar Joao Felix nga Benfica.
 

Të ngjashme