Herolind Shala frymëzohet te “Skenderbeu” para takimit me Islandën

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 17:05 | Nga

Mesfushori kosovar Herolind Shala ka zbarkuar në Kosovë për ndeshjen me Islandën që do të zhvillohet të premten në “Loro Boriç”.

Shala ka postuar një fotografi në facebook, teksa shihet para bustit të heroit kombëtar, Gjegj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Si duket, Shala ka gjetur këtë mënyrë për t’u frymëzuar para takimit të vlefshëm për kualifikime të botërorit 2018.

“Ku ka si ti oj Kosova ime. Gati për ti shërbyer vendit tim. #HS “, ka shkruar Shala.

Shala është mesfushor ofanziv i cili luan me skuadrën e Sparta Pragës në Çeki.

Futbollisti nga Drenasi nuk ka pasur shumë hapësirë në përfaqësuesen e De Biasit edhe pse më parë ka luajtur me kombëtaren U-21 të Shqipërisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme