Hetohet vdekja e një gruaje në Ferizaj

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se është hapur hetim për vdekjen e një femre kosovare nga Ferizaj, e cila ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Koosvës, fmailjarët e kishin dërguar viktimën në QKUK për trajtim mjekësor pasi dyshohej se ajo ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe kishte pësuar lëndime trupore.

“Ferizaj 16.04.2020-11:25. Është raportuar se viktima femër kosovare nga familjarët ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore. E njëjta është konfirmuar se me 17.04.2020 ka ndërruar jetë”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme