Pas tërmeteve të sotme në Shqipëri ku ka viktima në njerës dhe qindra të lënduar, kompania nga Kosova HIB Petrol dhuron 10 mijë litra derivate.
Derivatet do të shërbejnë për Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës, të cilët janë në Shqipëri në ndihmë të qytetarëve të prekur nga termetet, pikat e furnizimit në HIB Çagllavicë, Fushë Kosovë dhe Shkabaj.
“Të tronditur nga tërmetet në Shqipëri dhe humbjet në njerëz, por edhe krenarë për Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës e cila është atje për të dalë në ndihmë.
HIB Petrol është zotuar që t’i ndihmojë trupat tona të sigurisë me 10,000 litra derivate (pa pagesë). Pikat e furnizimit në HIB Çagllavicë, Fushë Kosovë dhe Shkabaj.
Me shpirt, mendje e zemër jemi bashkë me ty Shqipëri 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Lutemi për ju”!
(Fotot e marra nga Policia e Kosoves dhe Ministria e Mbrojtjes)