Incidenti me vajzën 14 vjeçare e cila është hedhur nga katër shokët e saj të shkollës nga dritarja e klasës në përdhesë, ka ndodhur në shkollën fillore “Gjorgjija Pulevski” në lagjen e Aerodromit.
Rastin sot në polici e denoncoi E.C. (50). Incidenti ka ndodhur të premten në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 11.00 gjatë pushimit të vogël katër nxënës minoren në shkollë e kanë kapur në këmbë, e kanë hapur dritaren e klasës që ishte në përdhesë dhe e kanë hedhur në tokë. Vajza ka marrë lëndime të lehta trupore.
Nga MPB-ja informojnë se prindërit e adoleshentëve të cilët e kanë kryer sulmin janë thirr në stacionin policor dhe merren masa deh aktivitete adekuate për zbardhjen e plotë të rastit.