Përpos nisjes së sezonit vjeshtor në futboll, së shpejti do të fillojë edhe ai i futsallit, pasi këtë të premte është hedhur shorti për edicionin e ri 2018/2019 në kuadër të Superligës në futsall.
Kryetari i komisionit të garave, Hysni Gjinovci, u ka bërë thirrje klubeve të rrisin organizimin, të krijojnë kushte për gara në frymë korrekte dhe me rivalitet sportiv.
Feniksi si kampion në fuqi do të ballafaqohet kundër Malishevës e cila sapo është inkuadruar në Superligë.
Më poshtë e keni orarin e plotë të ballafaqimeve në stinorin vjeshtor: