Politika e jashtme e Kremlinit, gjithnjë e më shumë, duket se mbështetet në supozimin se, të gjitha vendet janë më të dobëta, se Rusia e Vladimir Putinit, shkruan diplomati amerikan Christopher R. Hill. Kjo ishte e dukshme kohët e fundit, në përpjekjet e supozuara të Rusisë për të minuar marrëveshjen midis Greqisë dhe fqinjit të saj të vogël verior, Republikës së Maqedonisë, e cituar me emrin e miratuar së fundi. Duke supozuar se maqedonasit do ta miratojnë referendumin më 30 shtatorit, vendi i tyre më pas do të njihet si Republika e Maqedonisë Veriore. Marrëveshja nuk ishte e lehtë për t’u arritur.
Mosmarrëveshja thelbësore ballkanike midis Greqisë dhe Maqedonisë daton së paku në vitin 1991, kur Maqedonia, një nga republikat më të varfra të Jugosllavisë, shpalli pavarësinë e saj dhe e miratoi emrin si “Republika e Maqedonisë”. Ky emër do të vazhdojë të ketë pasoja të rëndësishme në botën reale për vendin e ri prej 2.1 milion njerëzish. Për shkak se rajoni verior i Greqisë njihet zyrtarisht si Maqedonia, të dy vendet përfunduan në një mosmarrëveshje shumëvjeçare për emrin. Greqia vuri veton ndaj kërkesave të Republikës së Maqedonisë për t’u bashkuar me aleancat perëndimore dhe institucionet multilaterale, madje edhe kur fqinjët e saj Bullgaria dhe Shqipëria u pranuan në NATO dhe, në rastin e Bullgarisë, në Bashkimin Evropian.
Ajo u pranua në Kombet e Bashkuara në vitin 1993 nën emrin e përkohshëm, “Ish -Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Çështja e Maqedonisë ka një histori të gjatë dhe komplekse. Pas humbjes së Perandorisë Osmane dhe ringjalljes së identiteteve historike dhe etno-nacionaliste në Ballkan, Maqedonia u nda midis Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë, dhe identiteti i popullit të saj u shtyp. Gjatë luftërave boshnjake dhe të Kosovës, të viteve 1990, diktatori serb Sllobodan Milosheviq e quajti popullin e Maqedonisë, “vëllezër të vegjël”, të cilët kishin humbur rrugën e tyre. Ndërkohë, shqiptarët që kanë jetuar për mijëvjeçarë në pjesët perëndimore të Maqedonisë, u përçanë në pretendimin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, për të qenë një vendlindje për “maqedonasit”. Ashtu siç një udhëheqës shqiptar a pat thënë, maqedonasit ishin thjesht “klone sllave”. Në mënyrë të ngjashme, disa bullgarë, të cilët ishin ende të dëmtuar nga luftërat serbe dhe greke, mbi vendin e tyre në Luftën Ballkanike të vitit 1913, i konsideronin maqedonasit si asgjë më shumë se bullgarë, por të hedhur në anën e gabuar të konfliktit. Duke pasur parasysh mungesën e arritjeve diplomatike në ditët e sotme, marrëveshja greko-maqedonase, e përfunduar në Liqenin e Prespës, që kufizohet me Republikën e Maqedonisë, Greqinë dhe Shqipërinë, mori një përgjigje dërrmuese pozitive nga bashkësia ndërkombëtare, kur u njoftua më 12 qershor. Qeveritë kombëtare në të gjithë Evropën dhe gjetkë, lëshuan deklarata mbështetëse dhe inkurajuan kundërshtarët grekë e maqedonas të marrëveshjes për ta njohur këtë marrëveshje. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kremlinin.