Hillary Clinton, që kishte humbur në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Donald Trumpi, ka nisur të festojë për fitoren e Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit.
“Votuesit dhanë fjalën e tyre dhe zgjodhën Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin për të qenë presidenti jonë i ardhshëm dhe zëvendëspresidentja jonë. Është histori, rrëzim i Trumpit dhe faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuat që kjo të ndodhte. Ecim përpara, bashkë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.