Hiqen tabelat serbisht, vendosen ato në Gjuhën Shqipe në Leposaviq

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Në hyrje-dalje të Komunës së Leposaviqit janë vendosur tabelat në Gjuhën Shqipe.

Ato në gjuhën serbe dhe me shkrimin cirilik janë zëvendësuar me tabelat në shqip me shkronja të mëdha.

Poshtë tyre janë tekstet në gjuhën serbe, rëndom si në komunat tjera, raporton IndeksOnline.

Vendosja e tabelave mirëseardhëse dhe që sinjalizojnë territorin e Komunës së Leposaviqit është bërë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Teksa njëra tabelë uron mirëseardhjen, tjetra uron “udhëtimin e mbarë”.

Tabelat e vendosura sot janë bërë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme