Hiqet dorë nga rrënimi i objektit të Shkollës së të Verbërve

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 10:21 | Nga

Ankesat dhe shqetësimet e ngritura dy javët e fundit nga stafi i qendrës burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, komuniteti i të verbërve të Kosovës dhe shoqëria civile, kanë ndikuar në ndërrimin e kursit të ministrive të linjave të përfshira në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar për rrënimin e objektit të kësaj qendre burimore dhe ndërtimin e gjykatës në atë lokacion, shkrua sot “Koha Ditore”.

Stafi i kësaj shkolle të të verbërve dhe komuniteti i të verbërve të Kosovës ka marrë garanci nga dy ministritë nënshkruese të memorandumit, e Administratës Publike dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, si dhe nga Ministria e Arsimit që ka dalë në mbrojtje të kërkesave të asaj shkolle, se objekti i Shkollës për të Verbër nuk do të rrënohet dhe se vullneti i tyre do të jete vendimtar në vendimmarrje.

Kjo garanci u është dhënë në një takim që kishin këto tri ministri të premten pasdite bashkë me stafin e kësaj shkolle dhe komunitetin e të verbërve dhe përfaqësuesin e Komunës së Pejës.

Të ngjashme