Mashtruesit kronikë në veprim!

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 14:23 | Nga Hisen Berisha

Tani kur zgjedhjet po afrohen, Ministri Peci dhe Qeveria Kurti, kanë nisur prapë fushatën e mashtrimit.
Në mungesë të punës dhe mos përmbushjes së premtimeve të zotuara, këta kanë filluar fushatën me propagandë mashtruese.

Propaganda është mekanizmi kryesor për marrje e mbajtje të pushtetit i regjimeve majtiste-koministe, diktatoriale, fashiste etj.

Unë e pyes ministrin se pse 220 milionë subvencione në bujqësi nuk japin prodhim më të madh dhe çmime më të lira?

Pse nuk është ndalur degradimi i tokës bujqësore?

Pse nuk është ndalur ndërtimi i pikave të reja të karburantëve e benzinëseve jokonkuruese?

Këtë mashtrues e ballafaqoj me fakte dhe i kujtoj thënjen latine që thotë: “Verba volant, scripta manent” – “fjala fluturon, e shkruara qëndron”!

Prandaj po të ballafaqoj me statistikat e vitit 2020 për tokën bujqësore, që janë: gjithsej tokë e punueshme – ara (188 364.69 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 124 198.96 ha (65.9%); bimë foragjere me 37 496.72 ha (19.9%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 958.80 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 836.68 ha (4.7%); patate 3 688.19 ha (2.0 %); bishtajore 2 997.00 ha (1.6%); bimë industriale 401.92 ha (0.2%); kultura të tjera 2 580.42 ha (1.4%) dhe tokë djerrinë 8 164.80 ha (4.3%).

Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 31 899.99 ha.
Ndërsa shifrat e juaja janë: 100 mijë hektarë me drithëra, ndërsa me statistikat para se të vinin ju në pushtet ishin 124 198.96 ha me drithëra, pra 24,198 hektarë më shumë.

Mjaft më me rrenca, e mashtrues kronikë!

Të ngjashme