Gjykata e Pejës të enjten shpalli fajtor Bekim R. dhe e dënoi atë me 15 vite burgim, pasi kishte paguar dy persona në vitin 2012 për vrasjen e Ferdinand Gjinit. I ndjeri u vra në vitin 2014.
B.R jetonte në Zvicër dhe kishte punë me pasuri të patundshme, shkruan Indeksonline.
Gazeta Zvicerane ‘Blick’ shkruan se ekstradimi i të dënuarit nga Zvicra në Kosovë ishte i vështirë.
Kërkesa për ekstradimin e tij kishte ardhur me 2 qershor,ndërsa arrestimi ndodhi me 28 qershor.
Por si kishte ardhur puna deri te vrasja?
Pas një marrëveshje të dështuar mes B.R dhe të ndjerit, marrdhëniet mes dy partnerëve u përshkallëzuan.
Bekim. R u rrahë në Kosovë dhe ishte zotuar për hakmarrje.
Me 23 qershor 2014, Ferdinand Gjini u vra nga dy vëllezërit A.Sinanaj dhe M.Sinanaj, që ishin paguar 100 mijë franga për ta kryer vrasjen.
B.R kishte tentuar të korruptonte edhe gjyqtarët por që përpjekjet e tij ishin të dështuara.