Historianët e Deçanit: S’duhet të lejohet që Manastiri të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 07:48 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka thënë se Manastiri i Deçanit nuk duhet të lejohet që të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se i kanë dërguar letër kryeministri Albin Kurti për këtë çështje, duke shtuar se Manastiri ndodhet në territorin e Kosovës dhe duhet të trajtohet më ligjet në fuqi.

Nuk duhet të jetë dhe nuk duhet të lejohet që të jetë, ne i kemi kërkuar kryeministrit Kurti nëpërmjet një letre që i kemi dërguar më herët se kjo temë nuk duhet të hynë në negociatat me Serbinë, Manastiri i Deçanit i takon ose bën pjesë në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës, ai duhet të trajtohet sipas ligjeve të Kosovës”, tha Imeraj.

Ai më tej duke folur për pronat e Manastiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.

Kjo kërkesë thotë ai vjen si kundërshtim i vendimit 20 majit të vitit 2016, me të cilin sipas tij, Gjykata Kushtetuese i ka legalizuar vendimet e Sllobodan Millosheviqit.

Ne e kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë vendimin e 20 majit të vitit 2016 me të cilin Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka legalizuar vendimet e Millosheviqit në Kosovë dhe në bazë të këtyre vendimeve ajo i ka njoftë pronësinë manastirit të Deçanit karshi 24 hektarëve tokë të cilat këtij institucioni i janë falë nga regjimi i Millosheviqit, pra janë falë në kohën e zbatimit të ligjeve diskriminuese”, tha Imeraj për Ekonomia Online.

Ai tha se kjo Gjykatë po punon me standarde të dyfishta, për shkak se një vendim i 30 dhjetorit të vitit të kaluar për njohjen e stazhit të atyre që janë larguar nga puna në vitet 90’ta me atë për manastirin janë në kundërshtim.

“Arsyeja kryesore pse ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka qenë se sipas nesh vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese është duke punuar me standarde të dyfishta, kur themi pse me standarde të dyfishta e themi që Gjykata Kushtetuese të premten e kaluar me datën 30 dhjetor njoftoi që për të punësuarit në Kosovë të cilët janë larguar nga puna në vitet e 90’ta sipas ligjeve diskriminuese të kohës të Millosheviqit iu është njoftë stazhi i punës për çka ne e kemi përshëndetë si vendim, por duke e krahasuar se kjo gjykatë me këtë përbërje në vitin 2016 ka sjellë vendim për pronat e manastirit të Deçanit që t’i falen manastirit të Deçanit, konform vendimeve ose ligjeve të periudhës së viteve 90’ta”, tha kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës.

Të ngjashme