Holanda i regjistron 132 viktima të reja të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Holandë njoftoi se 132 persona kanë vdekur nga Coronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, shifra e përgjithshme e të vdekurve nga sëmundja e re në shtetin më të madh të Beneluksit shkoi në 2,643 persona.

Rritje shënoi edhe numri i infektimeve. Për një ditë, u konfirmuan 1,316 të infektuar dhe numri i përgjithshëm shkoi në 24,413.

Holanda është vend me numër të konsiderueshëm të të prekurve në krahasim me shifrën e popullsisë, shkruan “The Guardian”.

Javë më parë, ky vend u bë lajm në mediet botërore pasi njerëzit u panë duke pritur në radhë për të blerë kanabis, ndonëse në vendet e tjera po pritet para dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme