Holandezët protestojnë për licencë të armëve

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 10:03 | Nga

Qeveria holandeze është duke u përballur me një stuhi proteste, shkruan The Guardian.

Kjo sepse  procedura për marrjen e licencës për armë të zjarrit pasi në të kërkohet raca dhe feja e njerëzve që kërkojnë këtë gjë.

Ndryshimet po bëhen në përputhje me një direktivë të shtrënguar evropiane mbi posedimin e armëve, pas një sërë sulmesh terroriste në të gjithë kontinentin në vitet e fundit.

Por kritikët, thonë se kabineti, i cili propozoi legjislacionin, ka shkuar përtej kërkesave të BE.

‘Nuk duhet ta tejkalojmë kufirin e privatësisë. Sipas kërkesave minimale të direktivës evropiane, nuk është aspak e nevojshme. Ne nuk promovojmë diskriminimin dhe profilizimin etnik, prandaj këto detaje të veçanta personale duhet të hiqen nga ligji’ – tha Monica den Boer, deputete për partinë liberale D66, për të përditshmen holandeze De Volkskrant.

Qëllimi i direktivës evropiane, i cili duhet të ishte përkthyer në ligjin vendas më 15 shtator, është përmirësimi i gjurmueshmërisë së armëve të zjarrit brenda BE dhe lehtësimi i shkëmbimit të të dhënave të automatizuara.

Komisioni Europian propozoi reformën e direktivës së armëve të zjarrit në nëntor të vitit 2015 pas sulmeve terroriste në Paris.

Autoriteti Holandez i Mbrojtjes së të Dhënave Personale tha se nuk mund të shihte asnjë justifikim për kërkesat e largëta. Policia holandeze siguron rreth 70,000 licenca në vit për më shumë se 200,000 armë zjarri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme