Filmi i shkurtër “Home” është produksioni i parë kosovar që nominohet për Akademinë Evropiane të Filmit.
Filma të tjerë nga Kosova kanë qenë të selektuar më parë në listën e gjatë të Akademisë Evropiane, mirëpo “Home” është produksioni i parë kosovar i cili ka arritur të nominohet në kategorinë e filmit evropian të shkurtër (Home është bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe).
“Home” është nominimi i dytë kosovar në një kategori të kësaj akademie, pas Arta Dobroshit, e cila ishte e nominuar për aktoren më të mirë në vitin e 2008 të EFA-s.
Ceremonia e edicionit të 29-të të EFA-s do të mbahet më 10 dhjetor në Wroclaë të Polonisë, ndërsa të pranishëm do të jenë producentja ekzekutive e “Home” Arta Dobroshi, producenti Afolabi Kuti dhe regjisori dhe skenaristi Daniel Mulloy.
Kjo ceremoni do të prezantohet edhe në DokuKino në Prizren prej orës 19:45.