Prodhuesi japonez i automjeteve, Honda, do të mbyllë në vitin 2022 fabrikën e saj në Swindon, Britani të Madhe, një vendim që kërcënon 3.500 vende pune dhe është një tjetër goditje e rëndë për vendin me afrimin e Brexitit, njoftoi sot një deputet britanik.
Mbyllja e fabrikës, e cila është e pozicionuar në jugperëndim të vendit u bë publike si lajm nga Sky News dhe BBC, më pas u konfirmua në mënyrë të nënkuptuar nga deputeti konservator i rajonit të Swindon, Justin Tomlison, në profilin e tij në Twitter.
Ky i fundit sqaroi se ishte vënë në dijeni nga Honda për vendimin, që sipas tij është i justifikuar nga konteksti në shkallë globale i industrisë së automjeteve dhe nuk ka lidhje me Brexit. Grupi japonez parashikon të rigrupojë prodhimin evropian në Japoni në vitin 2021.