Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, tha se janë marrë vesh me partitë e koalicionit për të votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka kërkuar që për këtë çështje të reflektoj edhe AAK, raporton Ekonomia Online.
“Jemi mbledh pas 3 vite për ti dhënë rrugë kësaj çështje, nuk reflektojnë karshi interesit , kemi negociua me partitë e koalicionit për të mbërritur një marrëveshje që merr parasysh kërkesat e koalicionit. Jemi sot për këtë marrëveshjen kemi përkrah marrëveshjen e dy presidentëve, Ne kemi dhënë opsionin e partive ku jemi dakordu me nismën dhe PDK kemi bërë të qartë pozicionin në neni 3 të këtij ligji ku ndahen raportet që përmban ligji”.
“Kjo është temë e rëndësishme nuk duhet të fillojmë seancën pa u arrit konsensusi pa arri marrëveshje si të ecim përpara, ta ratifikojmë që ti japim rrugë gabimeve. jemi kundër shmangies së procedurale për shqyrtim të shpejtë të ligjit për aq kohë sa s’ka marrëveshje”.