Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha për Ekonomia Online se afati optimal për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte fundi i vitit 2022, nëse nuk prolongohet për arsye politike.
“Parimisht, nuk ka një dinamikë të përcaktuar qartë, sepse vendet anëtare të Këshillit të Evropës vendosin, respektivisht të udhëheqësi së Këshillit të Ministrave vendos për përcaktimin e agjentes në secilin takim të këtij këshilli, pra të këtij komiteti dhe varësisht nga prioritete pastaj caktohet dhe agjenda”, tha ai.
“Sido që të jetë, praktikat e deritanishme kanë treguar që aplikacionet e shteteve nuk janë vonuar sepse çështja e anëtarësimit nuk është çështje e marrjes së vendimit aty për aty, por e para është trajtimi i kërkesës nga Komitetit i Ministrave, e dyta është shtytja e kësaj kërkesë për Asamblenë e Përgjithshme, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej nga pritet një opinion nëse vendi i caktuar, opinioni i asamblesë për kërkesën dhe mbi bazën e ati opinionit pastaj merret vendimi definitiv”.
“Mbi këtë bazë unë mendoj se afati optimal dhe realistë për anëtarësimin e Kosovës do të ishte fundi i vitit 2022 nëse nuk prolongohet për arsyet ndryshme, për arsye politike, sepse kemi parasysh faktin që një numër i vendeve anëtare të Këshillit jo vetëm që mund të votojnë kundër, por ato mund të kenë edhe impakte të natyrës politike, sepse ka shtete që nuk e kanë njohur Kosovën dhe këto sigurisht që mund të reflektojnë në proces”.
Ai ka thënë se këtë çështje, s’duhet ta marrim si të krye, deri në verdiktin përfundimtar, pra publikimin e votave. “Po mendoj se ne nuk duhet që ta marrim si të mirëqene, si të kryer, sepse e kryer është vetëm në ato raste kur kemi marrë numrin e caktuar të votave dhe formalisht marrim statusin e vendit anëtar”.
“Mbi këtë bazë po themë edhe njëherë, përvoja në të kaluarën ka tregu se rastet ose shtete që nuk e kanë njohur Kosovën nuk e kanë parë shumë me dashamirësi ecjen ose aplikimin e Kosovës nëpër Organizate Ndërkombëtare, kemi rastin e Japonisë dhe Polonisë, në momentin kur kemi aplikua për UNESCO dhe kjo mund të jetë situatë shumë e ngjashme edhe në Këshillin e Evropës edh përkundër faktit që unë dua të besoj që vendet anëtare do t’i thirrin ndërgjegjes dhe vetëdijes, sepse po flasim për një organizata ë që bartë me vete vlera dhe që synon të promovojë demokracinë, të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, pra shtetin e së drejtës e të ngjashme dhe mbi këtë bazë unë besoj se do të marrim votat e tyre, nëse s’i marrim domethënë nëse refuzohet anëtarësia jonë, atëherë sigurisht se nëse nuk gabohem duhet të kalojë një afat prej dy vjetësh që të riaplikojm për Këshill”.
“Bashkimi Evropian është kaptinë tjetër, është pra një storie tjetër e ecjes sonë përpara, nëse i referohemi praktikës së deritashme të aplikimit të vendeve të ndryshme në Bashkimin Evropian, atëherë nuk gjejmë model nuk gjejmë rast që ka karakteristika dhe tiparet çfarë i ka Kosova, sepse anëtarësimet e deritanishme deri në BE, për çfarëdo statusi, përfshirë edhe atë të kandidatit potencial janë bë vetëm nga shtete, mbi këtë bazë, disa nga institucionet e BE-së ende nuk e njohin Kosovën si shtete të pavarur dhe ne nuk e kemi këtë mënyrë të komunikimit me BE-në, prandaj do të jetë shumë interesante rruga sesi do te ecën Kosova ka BE-ja, tash e tutje pa pasur njohje nga peshja stagnuese, sido që të jetë sikur në rast të Këshillit të Evropës mendoj e do të ishte e rrugës që të ecim përpara edhe me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Ai ka thënë se BE-ja është treguar selektive ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti.
“Mendoj se po ka fatkeqësisht, e para ndaj Ballkanit e përtej Ballkanit ndaj Kosovës. Mendoj se në mënyrë të qartë flasim për ambiguitet ndarje ose qasje selektive, sepse deri më tash shumicës së vendeve, madje edhe ato që janë bë anëtare të Bashkimit Evropian, kemi rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë, por edhe të Kroacisë deri diku i është ba një shtytje dhe i është dhënë një ndihmesë më e ndjeshme për të marrë anëtarësinë, ndërsa Ballkani Perëndimor ka mbet tash e sa kohë si oaz e në kuadër të Ballkanit Perëndimor, mendoj se e dorës së dytë ose i tretë është lenë Kosova e cila jo vetëm se nuk e ka të qartë hartën e rrugëtimit nga BE-ja, por ka shënuar ngecje përfshirë këtu të një të drejtë elementare siç është liberalizmi dhe lëvizja e lirë e qytetoreve tanë e që mendoj se pjesë ët ë madhe të përgjegjësisë ka edhe Bashkimi Evropian”, tha ai.