Hoti: Uroj që Kurti e Abdixhiku të arrijnë marrëveshje

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Andin Hoti, ministër në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se ai uron që të ketë marrëveshje mes liderit të VV’së, Albin Kurti, dhe atij të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Hoti, po ashtu e ka komentuar edhe heqjen dorë të LDK nga qëndrimet e tyre parapake lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar si ‘’pak e çuditshme’’.

‘’Pritet rezultat konkret. Uroj që nga ky takim Kurti dhe Abdixhiku të dalin me një marrëveshje politike në raport me presidentin. Unë e kam bë edhe një status pikërisht në raport me këtë, dhe nga një kërkesë shumë e madhe të heqja dorë komplet, ke pak e çuditshme sipas mendimit tim, por nuk du me komentu shumë këtë çështje, sepse ne çka e kem jetike është të konstituohen institucionet”, ka thënë ai.

Të ngjashme