Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Ekziston qe një shekull, ka themele të forta

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 13:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministria në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë marr pjesë në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku”, raporton Ekonomia Online.

Hoti me këtë rast tha se shumë projekte që janë nisur kohë më parë janë përfunduar falë punës dhe angazhimit të Qeverisë së udhëhequr nga ai.

Madje ai LDK-në po e krahason me ekipin e tij të preferuar Livepoolin.

Ai tha se ndonëse klubi anglez kohët e fundit nuk po tregon rezultat të mirë, është ekip që ekziston qe një shekull dhe ka themele të forta.

“A e di si është puna, Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuara, është ekip që e ka një shekull. Ka themele të forta”.

“…tash po përfundohen shumë projekte për tu bërë të mundur të rinjve dhe të reja të zhvillojë talentin e tyre”.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se do të rrisin kapacitet ekzistuese dhe do të përfundojnë të gjitha projektet që janë zvarritur ndër vite.

Rexhep Baholli, kryetar i klubit, ka falënderuar kryeministrin dhe ministrin për vizitën.

Të ngjashme