Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Besnik Tahiri, priti në takim ministrin e Financave, Avdullah Hoti. Në këtë takim në fokus ishte bashkëpunimi në mes Ministrisë së Financave dhe Institutit KLGI në mbështetje të financimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunave.
Drejtori Tahiri informoi ministrin Hoti për angazhimet që ka Instituti KLGI në përkrahje të komunave nëpërmjet fuqizimit të kapaciteteve në funksion të ofrimit të qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit për nivelin lokal. Njëkohësisht, Tahiri theksoi se Instituti KLGI në vazhdimësi ka adresuar kërkesat e komunave dhe se ka një rrjet të gjerë nga ku analizat burojnë direkt nga konteksti.
Përgjatë takimit, Tahiri dhe Hoti u dakorduan për bashkëpunim në adresimin e sfidave, nëpërmjet konsultimeve të gjera me aktorët, si mënyra më e mirë për të fuqizuar zhvillimin e komunave. Nëpërmjet kësaj do të arrihej edhe në ndryshime kohezive, ngase ndryshimet e pjesshme nuk mund të ofrojnë funksionalitet dhe qëndrueshmëri.
Njëkohësisht, Tahiri theksoi se këto nisma kërkojnë koordinim dhe mbështetje edhe nga programet që mbështesin dhe financojnë komunat.