Hoti-Haxhiut: Po rren, nga falja e borxheve kanë përfituar familja jote dhe bujqit e Dukagjinit

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 16:46 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, janë përplasur verbalisht në vazhdimin e sancës për 100 ditët e Qeverisë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se LDK-ja nuk ka bërë asgjë për punëtorët e viteve të 90-ta. Ajo deklaroi se kryetari i SBAShK-ut disa herë ka kërkuar nga ish-kryeministri Isa Mustafa që të mos i mashtrojë rreth kontratës kolektive.

“Për 3 muaj obligohet Qeveria të sjell ligjin për punëtorët e viteve të 90-ta , dhe ju si LDK nuk keni bërë asgjë dhe ftoj Qeverinë e Kosovës që sa më parë ta sjell këtë ligj dhe ta zbatojë kontratën kolektive, por e kam para vetës një letër publike që në atë kohë, pra në vitin 2016 i kanë drejtuar kryeministrit Mustafa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari”.

“Disa herë i thotë që mos t’i mashtrojë ata sepse ka mashtruar, unë them që Qeveria Haradinaj mos ta bëjë mashtrimin e njëjtë që e ka bërë Qeveria Mustafa”.

Kjo deklaratë e Haxhiut ka nxitur reagimin e Avdullah Hotit, i cili tha Haxhiut se ajo po “rren” dhe po e mashtron opinionin publik.

Hoti ka akuzuar Haxhiun se nga Ligji për faljen e borxheve ka përfituar familja e saj dhe bujq të rrafshit të Dukagjinit.

“Po mundohm të ruaj gjuhën por po mi nxjerrë fjalët deputetja, por me thënë që po thua pa vërtetë është pak, por të them shpifje është pak, po ta them qartë që ti po rren dhe po mashtron opnionin publik”.

“Unë ndihem mirë që sa kam qenë ministër ti e ke votu Ligjin për falje të borxheve që qytetarëve të Kosovës ju keni falë 600 milionë euro, ju keni tentu me fal afër 60 milionë, gjysmën me i marr për vete”.

“Në mesin e tyre 600 milionë janë të evidentuar se kush ka përfituar, mesin e tyre kanë përfituar qindra bujq të rrafshit të Dukagjinit përfshirë edhe gjysmën e fshatit tim, por Avdullah Hoti nuk i ka borxh shtetit të Kosovës asnjë cent”.

“Kanë përfituar nga ky ligj edhe familja jote, edhe bujqit krejt të rrafshit të Dukagjinit. Ne kemi bërë me ligj atë dhe janë transparente. E kuptoj frustrimin e kryeministrit tënd, jeni partia ma e vogël në Kuvend, nuk mundeni me vendos për asgjë, krejt çka mundeni me bë është me shpif, me rrejt”.

Deputetja Haxhiu ka bërë një kundër replikë duke kritikuar fjalorin e  Hotit. Haxhiu shtoi se nuk po gënjen por po flet me fakte.

“Faleminderit për fjalorin e profesorit të Universitetit të Prishtinës, me rrejt dhe me bisht nuk duhej të ishte në gjuhën e një profesori”.

“Kam fakte ish-ministër, ja ke fal vetvetës dhe është fjalë publike që në kompaninë rajonale ‘Radoniqi’ i gjeni të dhënat i keni edhe sot shifra që është shifër e madhe që i keni falë vetvetës. me atë ligj. Unë nuk po rrej, po flas me fakte i nderuar dhe të kisha ftu me kërku falje për gjuhën tënde”.

Të ngjashme