Hoti ia kujton Haradinajt marrëveshjen e bërë me SBASHK-un për rritje rrogash 30%

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ua ka kujtuar Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli një marrëveshje të bërë me SBASHK-un gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

“Dikur koalicioni i “punëve të mëdha” kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave. Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit”, ka thënë Hoti përmes Facebook.

“Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik”.

Ai ka dhënë edhe opsionet për zgjidhje të situatës së tanishme, ku mësimdhënësit janë në grevë në javën e dytë.

“Zgjidhja është e thjeshtë:
1. Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete,
2. Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme