Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga deputetët miratimin e Marrëveshjes financiare të BE-së IPA 2015 në vlerë prej 80 milionë euro.
Marrëveshja përmban 78 milionë euro nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës.
Por, Kuvendi nuk ka miratuar marrëveshjen duke e shtyrë për nesër.
Ministri Hoti, ka thënë se programi për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2 dhe me këtë rast është fokusuar tek sektori kryesor sundimi i ligjit energjia bujqësia dhe zhvillimi i rural.
Ai ka theksuar se përveç këtyre sektorëve do të mbështetët edhe procesi i integrimit evropian edhe pro afrimi ligjor me BE-në si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Pas përfundimit të negocimit të programit të IPA 2015 për Kosovën dhe hartimit të tekstit final nga ana e marrëveshjes në emër të BE-së dhe Ministrisë së Integrimit të Evropian në emër të Kosovës janë përfunduar të gjitha hapat procedural të para parë për një hartim të marrëveshjes financiare”, ka thënë Hoti.
“Projektligji ka kaluar të gjitha fazat në Qeveri dhe në Kuvend. Është me rëndësi që për shkak të afateve kontraktuale të zyrës së BE-së projektligjet hyn në fuqi para datës së 31 dhjetor 2016. Prandaj ju ftojmë që të miratohet projektligji dhe të procedohet me hapat final që do të lejojnë fillimin e zbatimit të sistemit financiar në emër të BE-së në Kosovë”, ka thënë Hoti.
Kosova përfiton nga asistenca financiare e paraanëtarsimit të BE-së të njohur si IPA 2014 – 2020. Në periudhën 2007-2013 Kosova ka përfituar rreth 630 milionë euro ose mesatarisht rreth 70 milionë euro në vit.
Gjatë kësaj periudhe Kosova ka përfituar nga komponenta e parë – asistenca në tranzicion dhe ndërtimi institucional dhe ajo e dytë – bashkëpunimi ndërkufitar. Ky instrument kryesisht ka përkrahur sundimin e ligjit, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e sektorit privat dhe reformën e administratës publike. Deri më tani Kosova është vendi me përkrahjen më të lartë në rajon sa i përket ndihmës për numër të banorëve.