Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit duke thënë se kjo është festa kur e ndjejnë thellë besimin në Zot.
“Në këtë ditë të madhe për besimtarët myslimanë, ditës së Kurban Bajramit, ju shpreh urimet më të mira me lutjen tek zoti për shëndet, mbarësi e begati për ju dhe familjet e juaja”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, Hoti thotë se në këtë festë të gjithë besimtarët myslimanë e përjetojnë nevojën për më shumë afërsi e mirëkuptim me njëri tjetrin.