Hoti: Me renovimin e stadiumit të qytetit po kompletohet infrastruktura sportive në Gjakovë

Gjakovë | 28 Jan 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjakovës.

Hoti që në këtë vizitë shoqërohej nga ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi tha se në Kosovë po kompletohet e tërë infrastruktura sportive.

“Sot bashkë me ministren Dumoshi vizituam qytetin e Gjakovës, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në renovimin e stadiumit të këtij qyteti.

Besoj se me këtë infrastrukturë dhe një rrjet të tërë të infrastrukturës të fushave të tenisit dhe objekteve të tjera që janë në përfundim, po kompletohet e tërë infrastruktura sportive jo vetëm për qytetin e Gjakovës, por për tërë këtë rajonin”, tha Hoti.

Po ashtu, gjatë vizitës në Gjakovë, Hoti ka vizituar edhe disa nga zejet tradicionale të qytetit.

“Zejtaria pasqyron kulturën tonë tradicionale të punës. Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti. Përgëzime të veçanta për këta zejtarë nga Gjakova, që me shumë sfida po i mbajnë gjallë këto veprimtari që janë të rëndësishme për kulturën tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme