Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit e kësaj komune.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti falendëroi kryetarin Aliun për gatishmërinë për bashkëpunim.
“Kjo është një epokë e re e bashkëpunimit me komuna, në këtë rast me komunën e Ferizajit. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm sepse Programin Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë”.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e vlerësoi lartë Programin Nacional për Rininë dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunuar në implementimin e tij.
“Ferizaji është qyteti i rinisë dhe Programi Nacional për Rininë do t’i kontribuojë kësaj rinie. Ky program do të gjejë mbështetje në komunën tonë pasiqë edhe programi im qeverisës është i mbështetur në familje dhe rininë”.
Të dy nënshkruesit e kësaj marrëveshje u shprehën optimist për rezultatet konkrete poziteve pas implementimit të Programit Nacional për Rininë.
Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministrit i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri si dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilmi Reçica.