Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa kanë vizituar laboratorin e mikrovinifikim në Rahovec, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ai u zotua se Qeveria do të mbështes prodhuesit vendës, duke kërkuar që të ruhet varietet autoktone sidomos në fushën e vreshtarisë.
Sipas tij, në këtë laboratorë edhe studentët do të kenë mundësi të kryejnë praktikën, ngase vendit i duhet ekspertë të kësaj fushe.
“Duke mundësuar që të ruajmë varietet autoktone përmes këtij laboranti bëhen të gjitha analizat e nevojshme.
“…studentët të kryejnë praktikën, na duhet ekspertë të kësaj fushe. Për disa vite ne do të vendosim në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe varieteteve të verërave”.
Përderisa ministri Mustafa tha se do të vazhdojë mbështetja për bujqit dhe sektorin e vreshtarisë në rritjen e kapaciteteve prodhuese, raporton EO.
“Ky laboratorë këtu është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit, i cili që nga vreshtat e deri tek plasimi i produkteve të verës përmbyllë ciklin duke ndihmuar prodhuesit dhe përpunuesit e këtyre produkteve, që të vendosim Kosovën në hartën ndërkombëtare të këtyre produkteve natyrisht duke pasur ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverisë së Kosovës në ndihmë”.
Të dy vizitën e kanë vazhduar edhe në “Bodrumin e Vjetër”në “Biopak”, për të parë nga afër fazat e prodhimit, por edhe vështirësitë që kanë pasur këta prodhues gjatë pandemisë.
Ndërsa në orët e pasdites Kryeministri Hoti morri pjesë në inaugurimin e një ferme, në fshatin Bërkoc, të Komunës së Gjakovës.
“Më vjen mirë që po kompletohet ngadalë rrjeti i fermerëve, që i plotëson standardet më të mira për këtë veprimtari”, u shpreh ai.