Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimin në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se përveç njohjes reciproke asnjë temë nuk mund të bisedohet më Serbinë.
Hoti në një prononcim të shkurtër për medie ka thënë se marrëveshja ekonomike që mund të arrihet gjatë këtij takimi është një hap i madh drejtë arritjes së njohjes mes dy vendeve.
Pritjet i kemi jashtëzakonisht të mira. As një diskutim tjetër nuk mund të bëhet më Serbinë përveç njohjes reciproke. Por marrëveshje ekonomike që mund të arrihet sot është një hap i madh drejtë njohjes reciproke”, ka thënë Hoti.