Hoti për Kurtin: Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”.

Deputeti Hoti me këtë rast e kishte fjalën për promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë në të cilën sot kishte marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Hotit, do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie së paku nisja e punimeve.

Postimi i plotë:

Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë.

Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve.

Të ngjashme