Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), një ditë pas Kuvendi morri vendim që kjo forcë tu bashkohet ushtrive të tjera në misione paqeruajtëse gjatë muajit mars, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se integrimi në strukturat euroatlantike do të bëhet bashkë me partnerët.
“Vetëm njerëzit vizionar e kanë pasur mundësinë ta bëjnë këtë për të mbërritur këtu ku jemi. Me transformim e UÇK në TMK e me avancimin në FSK, të cilën proces jemi duke realizuar me partnerët tanë dhe me vendimin e djeshëm që të jemi krah partnerëve tanë dëshmon përkushtimin tonë”.
“Populli Kosovës e dinë sa e rëndësishme është kjo. Është nder i madh për secilin qytetar dhe ushtar”.