Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka akuzuar LDK-në, duke e quajtur si “komuniste” që pretendon të jetë e djathtë.
Ai madje liderin e kësaj partie Isa Mustafën e ka quajtur “komunist”.
Ndërsa nuk ka lënë pa përmend edhe numrin dy të LDK-së, Lutfi Hazirin.
Ky është postimi i plotë i Hotit në fcb:
Dy kundërshti majtiste, që kanë ‘luftuar’ njëra-tjetrën me decenie, komunistët dhe LPK-istët, janë bashkuar në një kupolë politike me pretendime djathtiste.
Çfarë kuptimi ka një nënkryetar i LDK të flasë për djathtizmin e një partie, kur kreu i saj i ka rrënjët dhe bazën e majtë dhe formimin komunist.
Shefi i tij për 20 vite ka ‘luftuar’ të majtën nacionale të Lutfi Hazirit, dhe i bashkon një deklarim djathtist, që nuk e ka as kuptimin, as moralin dhe as ideologjinë përmbajtjesor përkatëse.
Është për të ardhur keq që njerëzit harrojnë historitë personale dhe idetë e tyre ku familjarët dhe një pjesë e patriotëve kanë vuajtur dhe përjetuar dhunën e shefit të tyre komunist.
Keq! Shumë keq për njeriun e dytë të LDK-së.