Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në zgjedhjet e 14 shkurtit qytetarët do të votojnë bazuar në punën që është bërë deri më tani nga qeveritë, dhe jo në evidencën e sondazheve të Facebook-ut.
“Kur të vijë 14 shkurti njerëzit kanë kanë për të votuar me zemër dhe me mendje në punët që janë bërë deri më tani dhe bazuar në evidencën që kanë parë dhe jo në sondazhe të Facebook-ut”, tha Hoti gjatë një vizite në Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë.
Po ashtu, i pyetur nga Ekonomia Online lidhur me një përçarje të mundshme me AKR-në, Hoti ka mohuar një gjë të tillë.
“Absolutisht jo, janë vetëm balona që lëshohen në ajër”, ka thënë ai.