Hoti për videon e LVV-së: Propagandë për mashtrim të publikut, të vetmen gjë që dinë ta bëjnë

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosë ka lansuar sot një tjetër video propagandistike kundër opozitës, në të cilën targetoi vetëm LDK-në.

Avdullah Hoti reagoi duke u shprehur se ka pritur që të jetë ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë.

“Por, JO! Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, shkruajti Ish-kryeministri në Facebook.

Të ngjashme