Hoti: Po zgjerohet lista e lëndëve të para që lirohen nga dogana

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 11:08 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka mbajtur takim  me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutua rreth Pakos Fiskale II për të finalizojë reformën fiskale, duke prezantuar pushimet tatimore, por edhe duke zgjeruar më tej listën e lëndëve të para të cilat do të liroheshin nga detyrimet doganore.

Ministri Hoti tha se ka marrë propozimet nga bizneset dhe u zotua se do të punojnë që të ofrojnë kushte të favorshme për ambient të të bërit biznes.

Ai tha se vitin e kaluar kanë bërë ndryshime në ambientin e të bërit biznes që janë vlerësuar edhe nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Hoti ka treguar për masat të cilat i kanë ndërmarrë për zgjerimi i listës së lëndëve të para nga tatimi doganor.

“Ju kemi ftuar që të diskutojmë për Pakon e re Fiskale, e cila është në parim në qeveri nga dhjetori i vitit që lamë pas. Pjesën e parë të Pakos fiskale e kemi bërë bashkë, atë që ka filluar në shtator të vitit 2015 dhe me tri ligjet bazike na mundëson neve që të hyjmë në procesin e një pakoje të re fiskale. Së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe drejtorin e ATK-së kemi vendosur që në fund të janarit të kthehemi në qeveri dhe të tregojmë se cilat masa duhet të caktojmë afatin kohor ndërmarrjen e këtyre masave”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se kjo odë ka përfaqësuar interesat e sektorit privat në mënyrë të fuqishme.

“Për Pakon Fiskale II nuk besoj se ka ndonjë organizatë që përfaqëson interesat e sektorit privat në Kosovë që ka avokuar në mënyrë më të të fuqishme se sa Oda amerikane. Vazhdimisht ka kërkuar që të realizohet Pakoja Fiskale përmes qëndrimeve të ndryshme publike. Kemi qenë të zëshëm në kompletimin e saj”, ka thënë Zeka.

Drejtori I Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha planifikojnë se deri në mars të këtij viti procesin e rimbursimit të tatimeve ta trajtojnë përmes një analize të rriskut, “e cila do të jetë më e lehtë edhe në kuptim të trajtimit të shpejtë të kërkesave të kthimit të mjeteve, po ashtu edhe në funksion të uljes së kredisë së TVSh-së.

“Kredia e TVSH-së vitin e kaluar ka variruar prej 90 deri në 110 milionë euro. Nuk është mirë edhe për Administratën Tatimore, por edhe për tatimpaguesit që detyrohen të marrin kredi përkundër kredisë që i kanë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në ATK”, u shpreh Imeri.

Hoti 1

Hoti 2

Të ngjashme