Nga 467 milionë euro borxh, janë falur 207 milionë

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 13:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) organizoi konferencë për media me qëllim të informimit të opinionit publik në lidhje me faljen e borxheve publike, si dhe çështje të tjera, sikur u tha, me qëllim të sigurimit të një transparence maksimale ndaj tatimpaguesve.

Duke folur në konferencën me temën “Raportimi i faljes së borxheve, aktivitete shtesë në terren dhe të hyrat janar-gusht 2016”, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, tregoi se nga Ligji për Faljen e Borxheve kanë përfituar rreth 38 000 tatimpagues, të cilëve iu janë falur 207 milionë euro.

Ndërsa, ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se sa i përket borxheve në total, Komisioni Qeveritar për menaxhimin e këtij procesi, në bazë të ligjit ka evidentuar në të gjitha ndërmarrjet publike, në Administratën Tatimore, Doganë dhe nëpër komuna një shumë totale të borxheve prej 720 milionë euro.

sakipi atk

“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre borxheve janë në Administratën Tatimore – gjithsej 467 milionë dhe mbi 300 milionë në KEK. Pjesa tjetër janë në ndërmarrjet e ujit, të mbeturinave dhe në tatim në pronë nëpër komuna të ndryshme”, shpjegoi Hoti.

Prej 467 milion euro janë falur 207 milionë euro, kurse janë inkasuar 20 milionë euro. Hoti e cilësoi këtë si një sukses shumë të mirë.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/atk-ua-kthen-qytetareve-11-milione-e-nga-kuponet-fiskale/

Të ngjashme