Sot ka qenë Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për këtë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo është ditë historike për historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin.
Ai ka shkruar se presin me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian.
“Sot është ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin. Siguria në Ballkanit është më e madhe me këto dy vende anëtare të BE-së. Presim me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian. Vetëm përmes integrimit evropian dhe në NATO mbyllet çdo burim jostabiliteti në këtë pjesë të Evropës dhe botës”.