Hoti: Procesi i Berlinit ka sjell përfitime për Kosovën

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të Akademisë Politike të Partisë Popullore dhe Fondacionit “ Konrad Adenauer”, Kryetari i Gripit Parlamentar të LDK-së  Avdullah Hoti së bashku me deputetin Armend Zemaj, po marrin pjesë në konferencën “ Fuqizimi i Bashkëpunimit Rajonal në mes të Parlamenteve”, e cila po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Konferenca ka për qëllim krijimin e mundësive për bashkëpunimit ndër parlamentar në Ballkanin Perëndimor me theks të veçantë në fuqizim të bashkëpunimit regjional parlamentar. Në konferencë po marrin pjesë anëtarë të Parlamenteve nga i gjithë Ballkani.
Në këtë Konference u trajtua edhe tema “Integrimi Evropian dhe Procesi i Berlinit: rruga që duhet ndjekur” në panelin e së cilës ishte edhe Hoti.

Hoti gjatë prezantimit të të arriturave të Kosovës nga Procesi i Berlinit theksoj se Procesi i Berlinit ka sjell përfitime për Kosovën. Kosova është bërë pjesë e një numri të madh të iniciativave të BE-së dhe gëzon një pozitë të barabartë me vendet fqinje për sa i përket projekteve dhe pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit. Kosova ka përfituar një projekt për transportin dhe ka miratuar një numër të madh të iniciativave rajonale. Por, rruga e Kosovës drejtë BE-së në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit është më sfiduese për Kosovën. Kur e them këtë kam parasysh se pesë vende anëtare të BE-së akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kemi konteste të pazgjidhura me Serbinë si dhe mungesë të marrëdhënieve bilaterale me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Përveç kësaj, performanca e Kosovës në shumë sfera të tjera, përfshirë Procesin e Berlinit, po pengohet nga paqëndrueshmëria politike në rajon. Na duhet avokim shumë aktiv për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe konferenca si kjo sot janë mundësi e mirë drejt arritjes së këtij qëllimi. Rajoni ka nevojë për stabilitet politik, e cila gjë arrihet duke qartësuar rrugën për integrim evropian të rajonit në përgjithësi dhe për vendet individualisht. Kosova është e gatshme të kontribuojë në nismat rajonale mbi baza të barabarta si çdo shtet tjetër i rajonit. Dilemat që ka Brukseli për formatin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë rritur pasigurinë. Duhet të eliminohet sa më parë kjo paqartësi, duke respektuar kriterin se vendet duhet ta njohin njëra tjetrën kështu si janë dhe duhet të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në mes tyre. Progresi drejt BE-se duhet të kushtëzohet nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Dhe jo vetëm kaq. BE duhet të përdorë levat që ka në dorë për t’i shtyrë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Ndërkaq, Zemaj gjatë trajtimit të temës së rolit të parlamentit në mbikqyrjen e ekzekutivit dhe bashkëpunimin ndërparlamentar me vendet e rajonit dhe BE-së, theksoj se duhet punuar shumë drejt përmbushjes së rolit kushtetues të parlamentit duke vecuar ndikimin e qeverise dhe tendencen e kontrollit mbi kuvendin dhe jo anasjelltas. Po ashtu ai theksoj se nga vendet me ndikim të BE-së tejshfaqet përceptimi se ata më shumë preukupohen me fatin politik të liderve në rajon, qofshin ata edhe të korruptuar dhe me akuza gjygjesore, se sa me fatin politik të qytetarëve dhe integrimin e vendeve nga Ballkani Perendimor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme