Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se Prokuroria Speciale merret me hetimin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari, raporton Ekonomia Online.
Madje sipas tij, kjo pyetje nuk duhet t’i bëhet Qeverisë së Kosovës.
“Po e adresoni pyetjen në vendin e gabuar. Ne nuk hetojmë. Hetimet i kryen Prokuroria. Prokuroria speciale është duke bërë hetime”.
“Çdo gjë që kërkon prokuroria, qeveria është në dispozicion plotësisht transparent. Mos e lidhni këtë çështje me këtë qeveri”.
“Është një rast kriminal dhe jemi duke i shkuar deri në fund. Por s’më takon mua e as nuk i di detajet”.
Këto komente ai i bëri në një konferencë kur prezantoi planin për Rimëkëmbje Ekonomike.