Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se Qeveria i dha fund pritjeve shumëvjeçare duke miratuar projektligjin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës.
Hoti theksoi se Qeveria krijoi bazë për themelimin e Operës së Kosovës.
“Edhe një lajm i mirë, i shumëpritur për gjithë komunitetin artistik të Kosovës. Qeveria sot i dha fund pritjeve shumëvjeçare duke miratuar projektligjin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës. Krijuam bazën për themelimin e Institucionit Opera e Kosovës”, shkruan ai nw profilin e tij.
Tutje, i pari i Qeverisë tha se Opera, Filarmonia dhe Baleti do të vënë Kosovën në hartën e shteteve që i kushtojnë interesim të veçantë veprimtarive kulturo-artistike.