Hoti: Qeveria Kurti synon ta ulë tatimin në pagë si për ata me rrogë 1 mijë si për ata me 300 euro

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se politikat fiskale që u diskutuan në Komisionin për Buxhet, reflektojnë varfërinë e vizionit të Qeverisë Kurti.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se projektligji i miratuar e ulë tatimin në pagan ë vetëm 6.8 euro në muaj, mirëpo njëjtë, si pë rata që kanë pagë 300 euro, si për ata që kanë pagën 1 mijë euro, shkruan lajmi.net.

“Me politika të tilla fiskale nuk arrihet asgjë dhe nuk ruhet standardi i jetës të atyre me të ardhura të ulëta”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se politikat në këtë kohë krize do të duhej të përfshinin edhe aspekte tjera, siç është ndryshimi i plotë i ligjeve të pakos fiskale me të cilën nënkuptohet ulja e TVSH-së për produktet e shportës së konsumit familjar.

Postimi i plotë i tij:

Politikat fiskale, që sot u diskutuan në Komisionin për Buxhet të Kuvendit, reflektojnë varfërinë e vizionit të kësaj qeverie të majtë në adresimin e krizës sociale dhe ekonomike nëpër të cilën po kalojmë.

Projektligji që sot u miratuan në Komisionin për Buxhet të Kuvendit e ul tatimin në paga në vetëm 6.8 euro në muaj, si për ata që e kanë pagën 300 euro, ashtu edhe për ata që e kanë pagën 1,000 euro. Kjo është e gjitha. Shihni tabelën në vijim.

Me politika të tilla fiskale nuk arrihet asgjë dhe nuk ruhet standardi i jetës të atyre me të ardhura të ulëta.

Politikat e duhura në këtë kohë krize do të duhej të përfshinin e ndryshimin e plotë të ligjeve të pakos fiskale, përfshirë uljen më tutje të TVSH-së për produktet e shportës së konsumit familjar, indeksimin e pensioneve dhe skemave sociale sipas inflacionit, rishikimin e përkohshëm të akcizave në derivate, mirëmbajtjen e çmimit të energjisë elektrike dhe masa të tjera të ngjashme.

Të ngjashme